4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Prishtina i ka 45 mijë ndërtime pa leje, e zhurma po bëhet për një Xhami

Më të lexuarat

“Mendoj që xhamia duhet të emërohet Shaban Jashari, që ka qenë një baba i mirë, një mësues i mirë, një gjysh i mirë, një mik i mirë. Kështu do të ishte për nder që kjo xhamia të emërohej sipas tij”

Hoxhë Osman Musliu, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se duhet ndërtuar patjetër Xhamia në qendër të Prishtinës. Sipas tij, ajo duhet të ketë emrin e Shaban Jasharit.

Musliu ka deklaruar se ata që kanë nisur peticion për ta ridizajnuar këtë objekt, qëllim final e kanë që xhamia të mos bëhet fare, porse “këtij qëllimi nuk do t’ia arrijnë dot”.

“Xhamia ka për qëllim t’u shërbejë qytetarëve. Dy kushte ka ndërtimi i një xhamie: të jetë e kthyer kah Kibla dhe të mos jetë e ndërtuar në tokë të uzurpuar. Krejt kjo zhurmë që po bëhet qëllimin e ka që të mos ndërtohet xhamia. Atij që ia ka vrarë syrin dizajni i xhamisë, duhet ta dijë se vetëm në Prishtinë janë 45 mijë ndërtime pa leje. Duhet që të rrëzohen plot ndërtesa të stilit komunist, fillimisht. Mendoj që krejt qëllimi është që të mos ndërtohet ky objekt fetar”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit