“Presidentit të Turqisë i uroj shëndet dhe lumturi, kurse popullit vëlla turk edhe më shumë avancim dhe zhvillim”, thuhet në mesazhin e princit saudit
RIJAD (AA) – Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, ka uruar presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për suksesin e arritur në zgjedhje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në agjencinë zyrtare saudite të lajmeve SPA, Muhamed bin Selman ka uruar presidentin Erdoğan për fitoren në zgjedhje duke i dërguar një mesazhi urimi.
“Presidentit të Turqisë i uroj shëndet dhe lumturi, kurse popullit vëlla turk edhe më shumë avancim dhe zhvillim”, thuhet në mesazhin e princit saudit.
Ndryshe, presidenti Erdoğan u urua mbrëmë edhe nga mbreti Selman bin Abdulaziz përmes një thirrjeje telefonike.