3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Princi i Abu Dhabit lë në Podgoricë 50 mijë dollarë bakshish

Më të lexuarat

Anëtarët e familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe janë treguar kavalierë të vlertët gjatë qëndrimit në Mal të Zi.
Princi i Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, u ka lënë bakshish afro 50.000 dollarë të punësuarve në vendin ku kishte fjetur dhe kishte ngrënë darkë.

Ai ka qëndruar vetëm një natë në Podgoricë, ndërsa të gjithë të punësuarve – duke filluar nga rojet e deri te kuzhinierët – u ka dhënë bakshish nga 1.000 dollarë e më shumë.

Princi ka thënë se ishte shumë i kënaqur me shërbimin dhe ushqimin e atjeshëm, prandaj nuk ka hezituar që të hedhë ca para nga çantat e mbushura plot.

“I qerasi të gjithë me rend, kamerierët, kuzhinierët, shërbyeset e dhomave, djemtë që bartin valixhet, rojet e sigurisë…”, ka treguar një burim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit