1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Princesha saudite: Terroristët po keqpërdorin termin “Allahu Ekber”

Më të lexuarat

Princesha saudite Amerah Al Taweel ka qenë pjesë e një forumi të titulluar “Frymëzimi për të mirën, mesazhet e njerëzimit”, ku mes të tjerash ka thënë se termi më i rrëmbyer nga terroristët është “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi).

Terroristët dhe ekstremistët që vënë një maskë të rreme të Islamit kanë keqpërdorur shumë shprehje të rëndësishme dhe të çmuara për komunitetin mysliman, shprehje të cilat 1.8 miliardë myslimanë i përdorin çdo ditë.

Duke iu referuar Islamit si “një fe e bukur me simbolizmin e saj të thjeshtë”, Princesha Amerah theksoi lidhjen e termit ‘Allahu Akbar’ me aktet terroriste dhe dhunën nga ekstremistët në rajon.

“Ky term përdoret për të treguar madhështinë e Zotit, por fatkeqësisht është i ndotur nga terroristët dhe ekstremistët që bërtasin kur kryejnë krimet e tyre të tmerrshme dhe të dhunshme”, tha ajo.

Princesha saudite Amerah Al Taweel tha se sipas statistikave, termi ‘Allahu Akbar’ u kontrollua 79 milionë herë në faqet e medieve sociale dhe motorët e kërkimit në vetëm një vit.

“Kjo tregon se njerëzit në mbarë botën janë të interesuar të gjejnë më shumë për Islamin dhe është përgjegjësia jonë individuale si myslimanë për të mbrojtur fenë tonë dhe për të informuar të tjerët për bukurinë e saj”, përfundoi fjalën e saj princesha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit