-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Prifti që u fsheh për 10 vjet në Kosovë, akuzohet edhe për një rast tjetër me fëmijë në Angli

Më të lexuarat

Ish-prifti britanik i cili u arrestua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me fëmijë, ai është duke u akuzuar edhe për 19 akuza tjera për abuzim seksual me disa fëmijë në një shkollë në Angli.

Insajderi kishte raportuar gjatë muajit maj të vitit të kaluar se Policia kishte arrestuar një person të dyshuar në Pejë, me nënshtetësi britanike , nën bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar evropianë të lëshaur nga Britania e Madhe.

Ishte ish-prifti Lawrence Soper, i cili kishte jetuar për 10 vite me një shtëpi në Pejë.

Ndërsa të martën ai ka dal para gjykatës në “Old Bailey”, mirëpo që seanca është shtyrë për të martën tjetër (më 10 tetor), me ç’rast prokurori Gillian Etherton QC pritet që ta hapë rastin.

Ish-prift katolik që përballet me gjyqin akuzohet për 19 akuza për abuzim seksual në shkollën “Ealing”, në Britani të Madhe.

Ish-prifti 74-vjeçar ka mohuar akuzat që janë bërë ndaj tij, shkruan Insajderi.

Historia e tij është e njohur edhe në mediat ndërkombëtare.

Sipas “The Telegraph” Lauence Soper akuzohet për abuzim të fëmijëve në shkollën e Shën Benediktit, një shkollë private e pavarur katolike pjesë e kishës në Londër.

Para se të jetonte në Londër, gjatë viteve 1991-2000, Soper kishte jetuar në një manastir në Romë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit