-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Prifti Pimen komenton përdorimin e gjuhës shqipe në PSP: nuk është mëkat

Më të lexuarat

Pimen është prift i dioqezës evropiane tanimë tetë vjet. Ai në publik është i njohur me deklaratat e tij racionale dhe kritikuese ndaj problemeve në Maqedoni, dhe për këtë shpesh ka qenë në qendër të kritikave të ashpra nga pjesëtarë të kishës së Maqedonisë si dhe pushtetit “konzervativ” maqedonas.

Peshkopit Pimen, nuk i ka ikur edhe deklarata e Fatime Fetait e cila para disa ditëve gjatë shpalosjes së rastit “Tortura”, në pjesën hyrëse foli edhe në gjuhën shqipe.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, për rastin në fjalë ai ka shkruar në gjuhën shqipe, se shkrim-leximin dhe përdorimi i gjuhës shqipe nuk e sheh si mëkat, ndërkaq ai shton se disa nga kryeministrat e Maqedonisë gjatë fushatave zgjedhore.

Postimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Prifti në shënjestër të akuzave, pse doli kundër vendosjes së simboleve

Një postim për paqe dhe kundër vendosjes së kryqeve dhe simboleve të tjera, i ka kushtuar me fyerje dhe akuza peshkopit maqedonas Pimen, në fillim të muajit mars.

Siç kemi informuar më parë, ai tha se “në Maqedoni shqiponjat dhe kryqet vendosen për të filluar marrëzitë”.
Ja se çfarë është porosia e tij në rrjetin social Facebook:

“Derisa në botë, monumentet përkujtimore vendosen si simbole për t’i dhënë fund gjakderdhjeve, tek ne shqiponjat dhe kryqet vendosen për të filluar marrëzitë”, ka shkruar peshkopi Pimen, duke dënuar tentimet për të acaruar ndjenjat fetare dhe për të nxitur urrejtje midis qytetarëve.

Por menjëherë ai është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra në rrjetet sociale, duke e konsideruar si tradhtar, se nuk respekton kryqin dhe akuza të tjera.

Peshkopi Pimen përmes një porosie ka pyetur se: Kush më shumë e do kryqin? Ata që pështyjnë, apo ai që pranon fyerje?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit