-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Prezantohet modeli i ri i BMW-së me 600 kuajfuqi

Më të lexuarat

Pas lansimit të modelit BMW 730i, së fundmi është prezantuar edhe top-versioni M760Li xDrive.

BMW M760Li xDrive premierën botërore do ta mbajë në fillim të muajin të ardhshëm në panairin e veturave në Gjenevë, por paraprakisht mund t’i shohim edhe fotografitë zyrtare të këtij modeli duke falënderuar uebfaqen “Bankok Post”.

Modeli standard posedon paketën “M Sport Package”, rrotat prej alumini me diametër prej 20-inç, disqet e frenave me ngjyrë të kaltër, sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, motorin 6.6-litër Twin-Turbo V12 me kapacitet prej 600 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me tetë shpejtësi, transmeton Koha.net. Shkronja “L” nënkupton boshtin e rrotave më të gjerë.

Shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë ky xDrive e arrin për vetëm 3,9 sekonda, njëjtë sikurse modeli BMW M5 dhe M6 me paketën “Competition Package” dhe me kapacitet prej 600 kuajfuqi.

Ndërkaq sa i përket shpejtësisë maksimale, ky BMW M760Li xDrive e ka të kufizuar deri në 250 km/h, por atë mund ta arrijë edhe deri në 305 km/h përmes paketës “BMW’s M Driver Package”.

BMW M760Li xDrive do të jetë rival i modelit Mercedes-AMG S63 4Matic me kapacitet prej 585 kuajfuqi, i cili përshpejtimin deri në 100 km/h e arrin për 4 sekonda.

Për këtë model më shumë të interesuar janë konsumatorët nga Amerika, Kina dhe Lindja e Mesme.

12 3 4

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit