-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Pretendohet se SHBA që nga 7 tetori i ka shitur fshehurazi armë Izraelit të paktën 100 herë

Më të lexuarat

Sipas një artikulli në gazetën “Washington Post”, të bazuar në zyrtarë të paidentifikuar, anëtarët e Kongresit Amerikan janë informuar për këtë çështje në një seancë sekrete

Pretendohet se SHBA-ja që nga 7 tetori 2023 ka miratuar “fshehurazi” më shumë se 100 shitje të veçanta ushtarake Izraelit, pasi ushtria izraelite nisi sulmet në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas një artikulli në gazetën “Washington Post”, të bazuar në zyrtarë të paidentifikuar, anëtarët e Kongresit Amerikan janë informuar për këtë çështje në një seancë sekrete të mbajtur nga zyrtarë amerikanë.

Zyrtarët pretendojnë se SHBA-ja aprovoi dhe dërgoi fshehurazi më shumë se 100 shitje ushtarake në Izrael, përfshirë mijëra municione të drejtuara me saktësi, bomba të kalibrit të vogël, raketa që synojnë bunkerët nëntokësorë, armë të vogla dhe materiale të tjera vdekjeprurëse.

Autoritetet theksuan se çdo shitje ishte nën shumën e specifikuar sipas Aktit të Shitjeve Ushtarake të Jashtme (FMS), kështu që u bë vetëm duke informuar Kongresin pa njoftuar publikun.

Jeremy Konyndyk, drejtori i “Refugees International”, një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e refugjatëve me bazë në Washington dhe ish-zyrtari i lartë në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, tha se për një kohë të shkurtër janë realizuar një numër “i jashtëzakonshëm” i shitjeve sekrete.

Ai thekson se shitjet janë tregues se Izraeli nuk mund të vazhdojë sulmet në Gaza pa ndihmën e SHBA-së.
AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit