-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pretendohet se Izraeli kreu sulm ajror në aeroportin e Halepit

Më të lexuarat

“Sulmi shkaktoi dëme në pistën e aeroportit dhe e bëri atë të papërdorshme”

Administrata e Damaskut pretendoi se Izraeli kreu një sulm ajror në aeroportin e Halepit në veri të Sirisë, transmeton Anadolu.

Në lajmin që agjencia e lajmeve SANA e administratës së Damaskut, bazuar në burime ushtarake në Siri, thuhet se avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar aeroportin e Halepit nga perëndimi i Latakias, mbi Mesdhe, në orën 04:30 me orën lokale.

“Sulmi shkaktoi dëme në pistën e aeroportit dhe e bëri atë të papërdorshme”, thuhet në lajm.

Që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011, Izraeli ka kryer herë pas here sulme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane.

Ndërkaq, zyrtarët izraelitë në përgjithësi përmbahen mbi komentimin e sulmeve në territorin e Sirisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit