3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Press Konferencë e Rijasetit të BFI-së

Më të lexuarat

Të nderuar përfaqësues të medieve për informim publik
Të nderuar qytetarë
Të nderuar pjesëtarë të fesë islame në Maqedoni

Edhe një herë, se di për të satën herë, Rijaseti i BFI në RM, dëshiron publikisht dhe pa asnjë hipokrizi dhe prapavijë t’ju informoj për seriozitetin e tensionit të ri në RM I cili vjen si rezultat i sjelljes së papërgjegjshme të qeverive në vend ndaj kulturës , traditës dhe arkitekturës islame.
Gjatë 25 viteve të kaluara, në fakt menjëherë pas ndërrimit të sistemit politik, BFI edhe pas padrejtësive të panumërta, opstrukcioneve dhe diskriminimit permanent, në mënyrë të përsosur arrinte që të ruaj gjakftohtësinë dhe vetëdijen. Ambiciet e BFI-së, për ruajtjen e bashkëjetesës, paqes, tërësisë dhe pavarësisë së shtetit, pa marrë parasysh viktimizimin e saj edhe e pa përshkruar.
Me saktë, përderisa të gjithë përpiqeshin, ndërsa vazhdojnë ta bëjnë edhe sot, për të shkatërruar RM, BFI mbetet institucioni i vetëm në vend, i cili e shuante ndërsa edhe sot e bën, zjarrin e ndezur në dhe rreth asaj.
Të nderuar, që nga ditët e para të pavarësisë së shtetit, në sipërfaqe dolën të ashtuquajtur patriot, të cilët patriotizmin e tyre e ndërtuan mbi kurriz të BFI-së dhe muslimanëve, dhe për çudi, atë e fillojnë nga Manastiri, në fakt duke filluar me himnin dhe Kushtetutën, pastaj vendosjes e kryqeve mbi Sahat kullat e Manastirit dhe Prilepit, ndërtimin e qendrës tregtare “Sheherzada”, duke i paraprij kësaj ndërtimi i ndërtesës administrative të HMS “Strezhevo, stacionit të policisë në Manastir, një pjesë të ndërtesave gjyqësore si dhe ndërtimin e shumë objekteve tjera shtetërore mbi pronën vakëf të BFI-së së Maqedonisë, duke vazhduar më pas me pompën famozë të benzinës “ËINGS”. E gjithë kjo bëri më pas që dora njerëzore që të shkatërroj tyrben tek varrezat muslimane, vendosjes së “kishëzave” tek xhamija e Hajdar Kadisë dhe Isak Fakih ndërsa më 2001 nga askush të provokuar të ndezin të dyqanet e muslimaneve, duke djegur 28 shtëpi private ku në shumicën e shtëpive zjarri ndodhet derisa janë njerëzit aty, ndezjen e selisë së myftinisë, tentimi për të ndezur xhaminë e Isak Celebisë dhe Hasan babës dhe në fund të vitit 2001, në muajin e bekuar të Ramazanit, të ndizet Xhamija e Hamza Beut.
Të nderuar, në vitin 2003, me iniciativë të Entit dhe Muzeut të Manastirit, me investim të Ministrisë së Kulturës, më saktë Qeverisë së RM, me pretekst të një hulumtimi arkeologjik të të imagjinuar në mënyrë perfide, filloi projekti I turpit për Jeni Xhaminë, a krejt kjo me qëllim që të ndryshohet historia e saj, funksioni dhe qëllimi dhe të shkatërrohet deri në atë shkallë sa një dit të mund të mos bëhet sanimi i saj.
Të nderuar, para dy javësh në oborrin e Jeni xhamisë, u paraqit një tabelë informative, e cila bëri me dije se fillon “restaurimi” I Jeni Xhamisë, ndërsa investitor do të jetë Ministrija e Kulturës, gjegjësisht Qeveria e Maqedonisë. Me këtë po përgatitet sulmi i fundit ndaj xhamisë nëpërmes Entit dhe Muzeut ët Manastirit I cili si institucion invalid, nuk e ka haberin se çfarë është restaurimi dhe konzervimi, institucion I cili ka shkatërruar të gjithë kulturën trashëgimore në Manastirit dhe nuk qe e zonja të restauroj edhe derën hyrëse të zyrave të veta.
Tani ku institucion provon të restauroj xhaminë ndërsa me aminin e shtetit, pritet që ta shkatërroj xhaminë.
Te nderuar, që të lejosh aktivitete ndërtimore mbi një objekt që posedon titullin si trashëgimi historike, duhet të kesh leje nga pronari, ndërsa në këtë rast si pronarë legjitim i vetëm mbi Jeni xhaminë është BFI e Maqedonisë dhe atë që nga viti 1552 ose më saktë që nga ndërtimi I saj, ndërsa këtë e vërteton edhe Vendimi. Nr. 03-286/1 nga 28.07.1960 is jell nga Komisioni për nacionalizim I këshillit të rrethit të Manastirit në të cilën thuhet, citoj” I pakënaqur nga vendimi I dytë, Drejtoria e vakëfit, në afat ligjorë parashtroj ankesë më 11.03.1960 dhe plotësim të ankesës më 25.03.1960, duke kërkuar që të dy vendimet e komisionit të shkallës së parë, të anulohen dhe objekti –xhami nga pika 2 nga vendimi бр.06-1050/3 I datës 21.03.1959 të lirohen nga nacionalizimi. Në këto ankesa, mes tjerash theksohet së me vendimin e shkalës së pare ka qenë i shkelur neni 11 nga ligji ZNNZGZ për shkak se objektet nga alineja 1 deri më 6 në pikën 2 në vendim paraqesin xhami, pa marrë pasysh se disa prej tyre deri në këtë moment kanë qenë të shfrytëzuara si magazine për magazinimin e sendeve të Fondit ndërkombëtarë të fëmijëve, kryqit ët kuq dhe të ngtjajshme, dhe nuk ka shumë rëndësi nëse në këto xhami për momentin kryhen rite fetare apo jo, ashtu sic nuk ka qenë e rëndësishme se në Manastir ka pas shumë xhami në krahasim me numrin e muslimanëve; ose se në Manastir asnjë kishë, pavarish a ka pas liturgji fetare nuk është nacionalizuar dhe për këtë shkak nuk mund të nacionalizohen edhe xhamitë. Për këtë kërkon të gjashtë xhamitë nga pika 2 e vendimit nr. 06-1050/3 nga data 21.03.1959 , të lirohen nga nacionalizimi.
Ankesa ka bazë ligjore dhe atë për këtë shkak:
Nga të dhënat mbi këtë nacionalizim dhe nga hetimet e kryera të këtij komisioni në vend-ndodhje më datë 27.05.1960 u përcaktua se të gjitha objektet e nacionalizuar sipas pikës. 2 e vendimit të Komisionit për Nacionalizim pranë Bordit Kombëtar të Komunës të Manastirit me numër 06-1050/3 nga data 21.03.1959 përfaqësojnë xhamitë- vend lutje dhe në këtë rast është dëmtuar regullativa e Nenit 11 nga ligji për nacionalizim për ndërtesat e huazuara dhe tokën ndërtuese, kur është vendosur që ato të jenë të nacionalizuara. Nuk është e rëndësishme se disa nga këto xhamia momentalisht shërbejnë si magazina për mbajtjen e mallrave të fondit ndërkombëtar për fëmijë, kryqit të kuq dhe të ngjashme ose janë shndërruar në galeri arti siç është rasti me Jeni xhaminë.
Sipas të dhënave të paraqitura më lartë është sjellë vendimi sipas deponimit.
Ky vendim është përfundimtar dhe ndaj tij nuk mund të ngrihet aktpadi ligjore – Neni 57 nga ZNNZGZ.
Nga një kopje e këtij vendimi t’i dorëzohet: Delegatit të Vakufit – Manastir, prokurorisë publike në komunën e Manastirit dhe Komisionit për nacionalizim pranë Këshillit Ekzekutiv RPM”. Nënshkruar nga Kryetari – Kostadin Lozanovski – në fakt, shumë qartë dhe pastër shihet se RM është uzurpator dhe vjedhës i xhamisë – uzurpim dhe vjedhje e cila nga viti 1945, të gjitha pushtetet ia transferojnë njëra tjetrës si miras.
Të nderuar, Myftinia, gjegjësisht BFI e RM, për këtë si dhe nga Entit Nacional dhe nga Muzeu i Manastirt për nxitjen e degradimit të Xhamisë Hajdar Kadi, menjëherë iu drejtua të gjithë faktorëve relevantë për trashëgiminë kulturore në RM, a posaçërisht Qeverisë të RM, gjegjësisht, Kryeministrit të Qeverisë z. Nikola Gruevski, me kërkesë për intervenim, për marrjen e hapave konkrete për realizimin e drejtësisë, si dhe për marrjen e të gjitha ingerencave të Entit Nacional dhe Muzeut të Manastirit në sferën e mbrojtjes të trashëgimisë kulturore, por, për fat të keq, akoma deri më sot nuk ka asnjë përgjigje apo reagim.
Të nderuar, BFI e RM, urgjentisht dhe pa kushte kërkon: të ndërpritet terrori ndaj Jeni Xhamisë – e njëjta të kthehet në gjendjen e mëparshme, si dhe: Jeni Xhamia ti kthehet BFI të RM dhe ti mundësohet pronësia e pa pengueshme, përdorimi i të njëjtës për shkak se Xhamia është pronë e BFI të RM – dhe e askujt tjetër, qoftë ajo edhe shteti. Shteti në këtë rast është okupator, përveç nëse edhe Kryeministri z. NIkolla Gruevski, nuk shkon sipas praktikës së gjyqeve në RM dhe si dëshmi të na kërkon dëshminë e shit-blerjes dhe atë të verifikuar në noter.
Të nderuar, BFI e RM, asnjëherë nuk do të heq dorë nga Jeni Xhamia dhe për këtë arsye edhe një herë e ngre zërin për seriozitetin e këtij problemi, përderisa shteti nuk tregon dëshirë për zgjidhje të drejtë të kësaj padrejtësie, atëherë, për kësaj konference për mediumet BFI e RM, do të jetë e detyruar që ti përdorën të gjitha mënyrat dhe mundësitë, që ta kthen drejtësinë – pronën e xhamisë, ta kthen për të shërbyer për atë për çka është ndërtuar, e jo për tu përdorur si ndonjë galeri arti. BFI e RM, menjëherë do ta fillon procesin gjyqësor, si dhe ngritjen e padive kundër pjesëmarrësve të kësaj vepre, e sigurisht që do të ndërmarrë edhe masa tjera.
Gjithashtu, BFI e RM do ti drejtohet tërë faktorit ndërkombëtar, gjegjësisht tek të gjithë faktorët ndërkombëtar, të cilët kanë përfaqësi diplomatike në RM, deri tek opinioni më i gjerë evropian, Komisionit Evropian, OSBE, Kombet e Bashkuara, Këshillit për Siguri pranë OKB. Në fakt, çdo ditë, por edhe nga qeveritarët tanë, mbajtës të funksioneve të larta qeveritare, politikanë, analistë politikë, akademikë, intelektualë dhe të tjerë, dëgjojmë për Terrorizëm Islamik, Radikalizëm, Ekstremizëm, ndërsa si shtet, me të gjitha veprimet e lartë përmendura, aspak nuk jemi pyetur, kush i nxit të gjitha këto paraqitje, gjegjësisht, paraqitja e gjithë kësaj si rezultat i reaksionit të një lloji tjetër terrorizmi, ekstremizmi dhe radikalizmi, e cila në rastin konkret, protagonisti i vetëm dhe kryesor është vetë Qeveria e RM.
Ju faleminderit për kujdesin

Shkup Rijaseti i BFI të RM
07.12.2015 Reisul Ulema
H. Sulejman ef. RexhepiRI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit