4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Presim që bota vetëm në një të ardhme do ta kuptojë rëndësinë e diturive islame

Më të lexuarat

Dr. Maks Mejerhof shkruan: “Xhamitë në Stamboll, posedojnë më se 80 biblioteka me mbi dhjetëra mija libra dhe dorëshkrime të vjetra. Në Kajro, Damask, Bagdad, si dhe qytetet e Iranit e Indisë ekzistojnë biblioteka të tjera që kanë në gjirin e tyre pasuri të madhe. Katalogët e plotë të këtyre ngjarjeve ende nuk janë bërë, ndërsa fare pak nga kjo është publikuar. Madje, biblioteka Eskoriale në siujdhesën iberike në Spanjë ka pasur një fond të jashtëzakonshëm të librave islame dhe dorëshkrimeve që i kanë shkruar dijetarët islamë, e cilat gjithashtu presin kompletim dhe katalogizim.” Ajo që kohëve të fundit është prezantuar hedh më shumë dritë në historinë e shkencës në botën islame. Mirëpo, kjo nuk mjafton. Presim që bota vetëm në një të ardhme do ta kuptojë rëndësinë e diturive islame, më shumë se deri më tani.

Dr. Gustav Le Bon shkruan: “Në kohën kur librat dhe bibliotekat për evropianët nuk nënkuptonin asgjë, kalifati islam dispononte me shumë qendra dhe biblioteka madhështore. Për shembull, ‘Shtëpia e urtisë’ e Bagdadit numëronte katër milion ekzemplarë, biblioteka e sulltanit në Kajro një milion, biblioteka siriane “Tripoli’, tre milionë, ndërsa në Spanjë, nën pushtetin musliman, gjatë vitit publikoheshin midis 70 dhe 80 mijë libra.” (Civilizimi islamo-arab, t. III, f. 329).

/Islami dhe civilizimi perëndimor/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit