4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Presidentja e re maqedonase “zhbën” Marrëveshjen e Ohrit

Më të lexuarat

Vetëm “Maqedoni”, pa e “e Veriut”, ambasadorja greke braktis ceremoninë e betimit të Silianovskas

Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, ka bërë betimin në një seancë të posaçme të Kuvendit.

Silianovska gjatë betimit e quajti vendin “Maqedonia”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e recitoi kryetari i Kuvendit në largim, Jovan Mitreski, duke i bërë thirrje Silianovskës që ta përsërisë atë, vendi u referua si “Maqedonia e Veriut”.

Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filippidou, e ftuar në seancën e Kuvendit për betimin e Gordana Silianovska, doli në shenjë proteste për faktin se kjo e fundit i referohej vendit si “Maqedoni” gjatë betimit të saj, në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës.

71-vjeçarja Gordana Silianovska u zgjodh presidente e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur të mërkurën më 8 maj, si kandidate e VMRO-DPMNE-së, duke mposhtur presidentin aktual të vendit, Stevo Pentarovski me përqindje prej 65%.

Paralelisht me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në vend u mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare, në të cilat partia opozitare e djathtë VMRO-DPMNE fitoi një fitore të madhe, duke marrë 58 nga 120 vendet në Parlament.

Kjo parti filloi negociatat me koalicionin e partive opozitare shqiptare Vlen për formimin e qeverisë. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit