-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Presidentit francez: Ta heqim anglishten nga BE, koha të flasim sërish frëngjisht

Më të lexuarat

Presidenti francez Emmanuel Macron, duket se do ta kthejë në faktor gjuhën frënge brenda BE-së.

Macron dëshiron ta zëvendësojë anglishten me frëngjishten, duke e kthyer si gjuhë zyrtare të institucioneve europiane, (siç ka qenë para se Britania të bëhej pjesë e BE-së në 1973).

Wall Street Journal i ka dedikuar një shkrim propozimit të Macron dhe deklaratave të tij në ditën e “Frankofonisë”, një festë për gjuhën frënge në më shumë se 70 vende.

“Dominimi është i pashmangshëm”,-tha Macron.

Zbritja nga froni e anglishtes është sërish e vështirë, pasi anglishtja është gjuha kryesore në BE.

Për vite me radhë, frëngjishtja ishte gjuha kryesore e diplomacisë europiane, dhe Macron do ta rikthejë në kohën e shkëlqimit.

Macron kërkon të vendosë disa rregulla, ta vendosë gjuhën frënge nëpër shkollat e BE-së si edhe t’i japë rëndësi frëngjishtes në institucione.

Macron është i njohur për “situatën” me ambasadorin në BE, Philippe Leglise Costa, i cili u largua nga një takim në muajin prill, vetëm sepse gjuha në diskutim ishte në anglisht.

Macron ka një tjetër aleat brenda unionit që mbështet propozimin e Macron për të zëvendësuar frëngjishten.

Është Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker i cili u shpreh pak kohë më parë se frëngjishtja nuk është pas anglishtes.

“Pse gjuha e Shekspirit duhet të jetë superiore ndaj asaj të Volterit?”-tha Juncker.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit