-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Presidenti turk dhe Mbreti i Jordanisë diskutojnë sulmet izraelite ndaj palestinezëve

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, në një bisedë telefonike kanë diskutuar sulmet izraelite ndaj xhamisë Al-Aksa dhe ndaj palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Departmenti i komunikimit i zyrës së presidentit turk njoftoi se Erdoğan dhe Abdullah II dënuan sulmet izraelite ndaj xhamisë Al-Aksa dhe palestinezëve.

Erdoğan theksoi se sulmet çnjerëzore izraelite mbi Kudsin, xhaminë Al-Aksa dhe palestinezët drejtohen kundër të gjithë muslimanëve.

Ai tha se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Jordanisë është i rëndësishëm në kontekstin e ndalimit të atyre sulmeve dhe krimeve.

Më herët gjatë, presidenti Erdoğan realizoi një bisedë telefonike edhe me homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas dhe udhëheqësin politik të grupit Hamas Ismail Haniyeh.

Gjatë bisedave telefonike me udhëheqësit palestinezë, Erdoğan dënoi ashpër sulmet izraelite ndaj palestinezëve dhe kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Kuds dhe i karakterizoi ato si terrorizëm.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se të paktën 20 palestinezë, përfshirë nëntë fëmijë, u martirizuan sot në Rripin e Gazës.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, të paktën 305 persona u plagosën sot kur policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe sulmoi palestinezët që bënin rojë për të parandaluar sulmet e mundshme nga hebrenjtë ekstremistë.

Që nga java e kaluar tensionet në lagjen Sheikh Jarrah janë rritur pasi kolonët izraelit hynë në lagje pas vendimit të një gjykate izraelite e cila urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit