Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dënuar ashpër sulmin terrorist i cili ndodhi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbetën të vrarë rreth 40 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Thaçi përmes rrjetit të tij social Facebook tha se populli dhe institucionet e Kosovës e ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re.
“Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.