-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidenti serb Vuçiq e kërcënon opozitarin Jeremiq – e fton për qërim hesapesh në presidencë

Më të lexuarat

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq dhe krerët e asaj partie, Miroslav Aleksiq, Borislav Novakoviq dhe Vladimir Gajiq, u paraqitën sot në presidencën e Serbisë pasi presidenti, Aleksandar Vuçiq i ftoi ata publikisht të qërojnë hesapet.

“Vuçiq zbriti në zyrën e regjistrimit të ndërtesës së presidencës në një gjendje dukshëm të mërzitur. I rrethuar nga roje të shumta sigurie, ai mu afrua me nervozizëm në fytyrën time dhe filloi të më fyente para dëshmitarëve me fjalorin më primitiv të rrugës”, tha Jeremiq, transmeton Telegrafi.

“Meqenëse ai insistoi në një konfrontim fizik, unë i ofrova që të dilte jashtë, por ai nuk kishte guximin të bënte diçka të tillë. Pastaj i ofrova një duel televiziv, të cilit ai në mënyrë të qartë u përgjigj se nuk do ta bënte. Pas disa minutash sjellje të pakontrolluar, ai u kthye dhe u largua si qyqar. Është e qartë se ai nuk e priste që dikush mund të guxonte t’i trokiste në derë dhe ta pyeste nëse ishte normal”, shtoi Jeremiq.

Jeremiq deklaroi se pas “performancës së sotme plotësisht të mërzitur të Vuçiqit”, ai ka frikë se presidenti nuk është i aftë të kryej funksionin më të lartë shtetëror, sepse “në një gjendje të çmendur, ai po abuzon me pushtetin që në mënyrë antikushtetuese përqendroi në duart e tij”.

Ndryshe, Jeremiq konsiderohet si rivali kryesor politik i presidentit serb, i cili deri më tani i është shmangur përballjeve televizive dhe shpeshherë nuk i është përgjigjur akuzave. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit