1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidenti palestinez shtrohet në spital

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u shtrua sot në spital në Ramallah për probleme shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i paidentifikuar palestinez për AA konfirmoi se Abbas i është nënshtruar një kontrolli në repartin e kardiologjisë në spitalin Istishari Arab.

Udhëheqësi palestinez Abbas mbrëmë u pranua në repartin e emergjencës, por u lirua pas kontrollit.

Abbas për shkak të problemeve shëndetësore të premten nuk mundi të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) në Stamboll, ku tema kryesore ishte hapja e Ambasadës Amerikane në Kuds.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit