8.2 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Presidenti palestinez pret një delegacion izraelit

Më të lexuarat

Delegacioni nga partia e krahut të majtë “Meretz” kryesohej nga ministri izraelit i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz dhe ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal, Issawi Frej

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, të dielën priti një delegacion izraelit në Ramallah, bëjnë të ditur mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni nga partia e krahut të majtë “Meretz” kryesohej nga ministri izraelit i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz dhe ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal Issawi Frej, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

Gjatë takimit, Abbas theksoi se Izraeli duhet t’i japë fund pushtimit të tij dhe aktiviteteve të ndërtimit të vendbanimeve hebraike dhe paqe e drejtë dhe gjithëpërfshirëse duhet të arrihet përmes zbatimit të rezolutave ndërkombëtare.

Ai po ashtu tha se Izraeli duhet të ndalojë prishjen e shtëpive të palestinezëve dhe dëbimin e tyre nga Kudsi.

Nga ana tjetër, delegacioni i partisë “Meretz”, e cila është në qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga kryeministri izraelit Naftali Bennett, afirmoi pozicionet e tyre në mbështetje të një zgjidhjeje me dy shtete, duke i dhënë fund pushtimit dhe bashkëpunimit të përbashkët për të ndërtuar ura besimi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Partia “Meretz” është në mesin e disa partive izraelite që mbështesin krijimin e një shteti palestinez me kryeqytetin e Kudsit Lindor dhe kundërshtojnë ndërtimin e vendbanimeve hebraike.

Abbas u takua me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Benny Gantz, në Ramallah më 29 gusht dhe të dy thuhet se diskutuan “të gjitha aspektet” e marrëdhënieve midis Palestinës dhe Izraelit.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, gjithashtu i njoftoi Abbasit më 12 korrik se ai synon të rifillojë dialogun midis dy palëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit