0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Presidenti palestinez dhe kryediplomati francez diskutuan mbi zhvillimet në Gaza

Më të lexuarat

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, i kërkon Francës të njohë shtetin e Palestinës dhe të mbështesë anëtarësimin e saj të plotë në OKB

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas dhe ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne, kanë diskutuar zhvillimet lidhur me ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Abbas priti Sejourne në Ramallah të hënën vonë, me të cilin diskutuan përpjekjet e bëra për të ndaluar luftën izraelite në Gaza, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa.

Gjatë takimit, presidenti palestinez theksoi rëndësinë e rritjes së ndihmës humanitare dhe mjekësore për Gazën në situatën aktuale.

Abbas gjithashtu i shprehu kryediplomatit francez refuzimin e tij kategorik ndaj çdo përpjekjeje për zhvendosje të palestinezëve nga Gaza, duke e quajtur atë si “pjesë integrale e shtetit palestinez”.

Në disa raste, ministrat izraelitë, duke përfshirë ministrin e Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe ministrin e Financave, Bezalel Smotrich, përsëritën thirrjet për të inkurajuar “evakuimin vullnetar” të palestinezëve nga Gaza.

Presidenti palestinez i kërkoi Francës të njohë shtetin e Palestinës dhe të mbështesë anëtarësimin e saj të plotë në OKB. “Kjo është rruga e duhur për zbatimin e zgjidhjes politike në përputhje me rezolutat ndërkombëtare dhe Iniciativën Arabe të Paqes bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, tha Abbas.

Izraeli nisi një fushatë të egër në Gaza pas sulmit të 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, duke vrarë të paktën 27.478 palestinezë dhe duke plagosur 66.835 të tjerë, ndërsa rreth 1.200 izraelitë, sipas Tel Avivit, besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Ofensiva izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit