Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka folur sot për procesin e vaksinimit antiCOVID, ndërsa tha se në bazë të informatave që ka marrë përqindja e të vaksinuarve në Kosovë është më e lartë se në Kroaci.
Ai tha se kjo tregon se qytetarët e Kosovës janë të përgjegjshëm.
“Niveli i të vaksinuarve më i lartë në Kosovë se në Kroaci…Kjo tregon se qytetarët në Kosovë janë të përgjegjshëm…Disa virtyte që i keni në Kosovë, në Evropë nuk ekzistojnë”, tha ai.
Ndryshe, presidenti kroat në konferencën për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka folur edhe për iniciativën “Open Balkan”.
Ai tha se kjo iniciativë duhet t’i trajtoj të gjitha vendet në mënyrë të barabartë. Presidenti Milanoviq, më tej tha se nëse Kosova nuk përfshihet në mënyrë të barabartë atëherë kjo iniciativë është palidhje.
Presidenti kroat duke folur për njohjet, tha se Kosova duhet me këmbëngulësi të kërkojë njohje të reja. /Telegrafi/