Presidenti i Kinës me ftesë të presidentit iranian, të premten e ardhshme në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik, do të vizitojë Iranin.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit njoftoi se zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe ngritja e nivelit të bashkëpunimeve të përbashkëta në fusha të ndryshme politike, ekonomike, tregtare dhe kulturore mes Iranit dhe Kinës janë qëllimet kryesore të vizitës së presidentit kinez z. Shin Xhinping në Republikën Islamike të Iranit.
Gjatë kësaj vizite, përveç negociatave të presidentëve dhe të delegacioneve të dy palëve, do të nënshkruhen edhe shumë dokumente dhe marrëveshje të ndryshme ekonomike, politike, juridike dhe kulturore mes Kinës dhe Iranit.
Kjo vizitë e presidentit kinez bëhet në përgjigje të vizitës zyrtare të presidentit iranian vitin e kaluar në Kinë. Presidenti kinez gjatë kësaj vizite shoqërohet nga tre zv/kryeministra dhe 6 ministra, si dhe nga një delegacion i madh ekonomik dhe tregtar.