Turkmenistani ka falur më shumë se 1 mijë të burgosur, përpara festimeve që shënojnë fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, njoftoi media shtetërore të shtunën.
Presidenti Gurbanguly Berdymukhamedov nënshkroi një urdhër për amnisti “për 1 mijë e 29 të dënuar” në ish-shtetin sovjetik të Azisë Qendrore.
Kjo shifër është pothuajse dy herë më shumë se falja e të dënuarve të liruar në vitin e kaluar. Presidenti u bëri thirrje atyre që u falën për të “kontribuar për punën e madhe që po kryhet në vend dhe ky angazhim të bëhet në besnikëri dhe në dobi të Atdheut”, raporton Neutral Turkmenistan.
Sistemi penitenciar i Turkmenistanit është ndër më të mbyllurit në botë, megjithëse ministria e jashtme e vendit pretendon se disa ambasadorë të huaj u lejuan të vizitonin burgjet në dy qytete vitin e kaluar.
Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch, bëri thirrje për lirimin e 18 burrave që kanë marrë dënime deri në 25 vjet dhe paralajmëroi se mund të jenë torturuar nga autoritetet turkmene.
Burrat thuhet se u arrestuan për shkak të lidhjes së tyre me shkollat që shoqëroheshin me lëvizjen Hizmet e themeluar nga kleriku musliman në SHBA, Fethullah Gulen, një armik i presidentit turk Erdogan.
Që nga një përpjekje grushti në Turqi korrikun e kaluar, Ankaraja ka shtyrë vendet e tjera për të mbyllur shkollat dhe universitetet e lidhura me predikuesin Gulen. Turkmenistani mbylli shumicën e shkollave të tyre të lidhura me të, në vitin 2011./30 ditet/.