0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Presidenti i Kinës: Dëshirojmë hapjen e një kapitulli të ri të marrëdhënieve me Teheranit

Më të lexuarat

Shi Xinping, presidenti i Kinës, pas arritjes në Teheran deklaroi: “Kina dëshiron të zgjerojë dhe të ngrejë nivelin e bashkëpunimeve bilaterale afatgjate dhe të qëndrueshme me Republikën Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shi Xhinping, presidenti i Kinës, të premten në mbrëmje pas arritjes në Teheran në aeroportin Mehrabad, gjatë një prononcimi të shkurtë për gazetarë, shtoi: “Kina dhe Irani si dy vende ndërtuese të civilizimit me një histori të gjatë kulturore, kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e civilizimeve njerëzore”.
Shi Xhinping në lidhje me marrëdhëniet e gjera mes dy vendeve në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, saktësoi se: “Të dy vendet në vitet e fundit me zgjerimin e marrëdhënieve të tyre kanë shënuar suksese të mëdha dhe gjithnjë mbështesin njëri-tjetrin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Zbatimi i marrëveshjes bërthamore, konsiderohet një rast i ri në zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes Iranit dhe Kinës.
Prandaj shpresoj që me bashkëpunimin e dëshiruar, të dy vendet do të ngrenë nivelin e marrëdhënieve më shumë se në të kaluarën dhe të fillojnë një kapitull të ri të bashkëpunimeve afatgjata dhe të qëndrueshme.
Unë jam i sigurt se kjo vizitë do të shënojë suksese të plota dhe do të bëhet shkak për të forcuar më shumë miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve”.
Vlen të theksohet se gjatë kësaj vizite përveç bisedimeve të presidentëve dhe të delegacioneve të dy palëve, do të nënshkruhen edhe dokumente të shumta për bashkëpunime dhe marrëveshje në fusha të ndryshme ekonomike, politike, juridike dhe kulturore mes Kinës dhe Iranit.
Presidenti i Kinës gjatë kësaj vizite shoqërohet nga 3 zv/kryeministra, 6 ministra dhe nga një delegacion i madh të tregtarëve dhe të përfaqësuesve të mediave të Kinës
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit