1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Presidenti i Këshillit Evropian: Është mirë që Kosova t’i bashkohet nismave rajonale

Më të lexuarat

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një konferencë për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, është shprehur se BE-ja do të vazhdoj të mbështes Kosovën.

Ai tutje shtoi se Ballkani Perëndimor është prioritet strategjik për BE-në.

“Ne patëm mundësinë që të diskutojmë marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës. Ballkani Perëndimor është prioritet strategjik, dhe mirëpresim fokusin e juaj në implementimin e reformave në sundimin e ligjit”, ka thënë Michel.

Michel përmendi edhe çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se për këtë proces vendosin vendet e BE-së, derisa i bëri thirrje Kosovës që të bashkohet në nismat rajonale.

“Kemi folur edhe për liberalizimin e vizave, kam dëgjuar argumentet me kujdes. E dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një në këtë çështje. Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale, dhe të implementoj të gjitha agjendat për një treg të përbashkët regjional”, tha Michel.

Presidenti i Këshillit Evropian tutje shtoi se angazhimi i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në përparimin dialogut Prishtinë-Beograd, si dhe në implementim të të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar më parë.

Michel ka falënderuar presidenten Osmani dhe autoritet kosovare në përgjithësi për pozicionin e saj ndaj luftës në Ukrainë, dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit