1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Presidenti i Indonezisë dënon sulmin ndaj Gazës që dëmtoi spitalin indonezian

Më të lexuarat

“Po e di, spitali ishte dëmtuar dhe Indonezia fuqishëm dënon sulmin izraelit të 27 tetorit”, ka delaruar presidenti i Indonezisë, Joko Widodo

 

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, ka dënuar sulmin e forcave të Izraelit ndaj Gazës, që ka dëmtuar një spital indonezian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit “The Jakarta Post”, Widodo i cili gjendet në Javën Perëndimore duke e dënuar sulmin izraelit ndaj Gazës ka thënë se, “Po e di, spitali ishte dëmtuar dhe Indonezia fuqishëm dënon sulmin izraelit të 27 tetorit”.

Ai vuri në dukje se sulmi kishte shkatërruar edhe shtëpitë civile në rajon. “Indonezia është dhe do të jetë gjithmonë pranë palestinezëve në luftën e tyre të pavarësisë. Nuk ka kthim prapa,” tha ai

Izraeli të premten në orët e mbrëmjes kishte nisur një sulm ajror ndaj disa objektivave në Gaza, me pretendimin se kjo është një përgjigje për raketat e hedhura nga Gaza në anën e Izraelit.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra, pati deklaruar se si pasojë e një sulmi izraelit ndaj një pike ushtarake në afërsi të spitalit “Indonezia” në veri të Gazës, kanë ndodhur dëme në spital.

Pas sulmeve ndaj Gazës, Lëvizja Xhihadi Islamik njoftoi se kanë arritur armëpushim me Izraelin nën mbikëqyrjen e Egjiptit.

Ndërkohë, në protestat e mbajtura të premten në kufirin me Gazën, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ushtarët izraelitë, 6 palestinezë ranë dëshmorë, ndërsa 180 të tjerë janë plagosur me plumba të vërtetë.

Gjatë shtatë muajve të fundit, palestinezët në Gaza kanë organizuar një sërë demonstratash përgjatë zonës tampon Gaza-Izrael, në të cilat kërkojnë të drejtën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Palestinën historike nga e cila u dëbuan në vitin 1948.

Ata gjithashtu kërkojnë edhe heqjen e bllokadës 12 vjeçare të Izraelit mbi Rripin e Gazës, e cila ka shkatërruar ekonominë e kësaj enklave bregdetare duke privuar banorët e saj nga shumë mallra bazë.

Që prej fillimit të protestave më 30 mars, janë martirizuar mbi 200 palestinezë, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur nga zjarri i trupave izraelite të vendosura përgjatë anës tjetër të tampon-zonës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit