Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, në Kongresin e madh të 3-të të jashtëzakonshëm u zgjodh kryetar i përgjithshëm i Partisë AK duke marrë votat e 1.414 delegatëve.
Agjencia Turke e Lajmeve AA bëri të ditur se Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, në Kongresin e madh të 3-të të jashtëzakonshëm u zgjodh kryetar i përgjithshëm i Partisë AK duke marrë votat e 1.414 delegatëve.
Votimi për kryetar të përgjithshëm në Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të Partisë AK u zhvillua në pallatin e sporteve në Ankara.
Kryetari i Këshillit Hayati Yazıcı, ka njoftuar se sipas rezultateve nga 1.470 delegatë kanë votuar 1.417 nga të cilët 1.414 vota janë të vlefshme ndërsa 3 vota të pavlefshme.
Yazıcı, ka njoftuar se presidenti Erdogan u zgjodh për kryetar të përgjithshëm duke marrë të gjitha votat e vlefshme.
Në këtë mënyrë Erdogan i cili pasi u zgjodh president postin e kryetarit të përgjithshëm ia dorëzoi Ahmet Davutoglu në kongresin e parë të jashtëzakonshëm i cili u mbajt më 27 gusht 2014.
Ai sërish pas 998 ditësh ka marrë përsëri detyrën e kryetarit të përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
Pas miratimit me referendum të ndryshimeve kushtetuese më 16 prill, presidenti turk autorizohet tashmë të mbajë edhe drejtimin e një partie.
http://www.trt.net.tr/shqip/video/videolajme/pamje-nga-kongresi-i-3-te-i-jashtezakonshem-i-partise-ak-ku-presidenti-erdoan-mori-postin-e-kryetarit