9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Presidenti Erdoğan viziton kantierin e tunelit të Euroazisë

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan me automjetin zyrtar kaloi nga Haremi në anën Europiane të Stambollit duke e përdorur Tunelin e Euroazisë.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, kaloi me automjetin e tij zyrtar të cilin e voziste vet nga tuneli i Euroazisë, i cili do të lidhë kontinentet e Europës dhe Azisë nën Bosfor dhe hapja e së cilës do të bëhet më 20 Dhjetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan i cili e vizitoi kantierin e tunelit në Harem të Stambollit, projekt ky i cili është një ndër punimet më të mëdha botërore inxhinierike, u ul në ulësen e shoferit të automjetit zyrtar. Në ulësen tjetër u ul Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım, ndërsa prapa Ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit Ahmet Arslan.

Presidenti Erdoğan me automjetin zyrtar kaloi nga Haremi në anën Europiane të Stambollit duke e përdorur Tunelin e Euroazisë. Erdoğan më pastaj u kthye prap në Harem duke e përdorur po të njëjtin tunel.

Presidentit Erdoğan në kantierën në Harem iu dha brifing në lidhje me tunelin.

Në lidhje me Tunelin

Tuneli i Eurozasië e cila do ti lidhë kontinentet e Europës dhe Azisë dhe hapja e së cilës do të bëhet më 20 Dhjetor, do të jetë tuneli më i thellë në botë e cila do të kalojë nën det. Projekti i cili ka gjithësej 14.6 kilometra gjatësi, pjesa e cila do të mbetet nën det është ndërtuar me një gjatësi prej 3.4 kilometra.

Tuneli, zgjatjen e udhëtimit prej Kazlıçeşme deri në Göztepe, ku trafiku zhvillohet shumë intensiv, do te zbres deri në 15 minuta. Me teknologji të përparuar do të sigurohet udhëtim të sigurtë dhe komod.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit