2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Presidenti Erdoğan takon kryeministrin Rama

Më të lexuarat

“Me presidentin Erdoğan, në mjediset e TRT World Forum, për të diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Evropian, si edhe luftën në Ukrainë”, ka shkruar kryeministri Rama

Presidenti i Republikës së Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar në Istanbul me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë “TRT World Forum 2022”, raporton Anadolu Agency(AA).

“Me presidentin Erdoğan, në mjediset e TRT World Forum, për të diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Evropian, si edhe luftën në Ukrainë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale në lidhje me takimin me presidentin turk.

Kryeministri Rama po realizon një vizitë në Türkiye, në kuadër të “TRT World Forum” që po mbahet në Istanbul.

“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, ka shkruar Rama në lidhje pjesëmarrjen e tij në forum.

Rama gjatë vizitës në Türkiye shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit