Presidenti Recep Tayyip Erdogan në përgjigje të postimeve të pabaza ndaj tij të bëra nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në rrjetin social Twitter, tha se “Në duar ke gjakun e palestinezëve”.
Në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, Presidenti Erdogan për Netanyahun tha se ai është kryeministri i një shteti, i cili pushtoi territoret e një populli të pambrojtur.
Në postimin e tij të bërë në gjuhën angleze si përgjigje ndaj Netanyahut, i cili e mori atë në objektiv duke thënë se “Ai di mirë të vras”, Presidenti Erdogan shkruan kështu: “Netanyahu është kryeministër i një shteti racist, i cili për 60 vjet mban të pushtuar territoret e një populli të pambrojtur duke shkelur rezolutat e OKB-së. Në duart e Netanyahut ndodhet gjaku i palestinezëve dhe ai këtë nuk mund ta fshehë duke sulmuar Turqinë. A do mësim në lidhje me njerëzimin? Atëherë lexo 10 Urdhrat”.
Netanyahu is the PM of an apartheid state that has occupied a defenseless people's lands for 60+ yrs in violation of UN resolutions.
He has the blood of Palestinians on his hands and can't cover up crimes by attacking Turkey.
Want a lesson in humanity? Read the 10 commandments.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) May 15, 2018