2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Presidenti Erdogan mallkon gjenocidin ndaj palestinezëve

Më të lexuarat

“E mallkoj këtë gjenocid dhe ata që heshtin përballë tij”, ka thënë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në një fjalim që ka mbajtur para stundetëve turq në Londër.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), persekutimin që u bën Izraeli palestinezëve e vlerësoi me këto fjalë: “E dënoj këtë gjenocid dhe ata që heshtin”.

I ndodhur në Angli për një vizitë zyrtare, Erdoan iu drejtua studentëve turq që vazhdojnë studimet në Londër.

Erdoani reagoi ndaj martirizimit të dhjetëra palestinezëve nga ushtarët izraelitë gjatë zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem.

“Izraeli ushtron terror shtetëror. Izraeli është një shtet terrorist. Qëndrimi i Turqisë do të vazhdojë me vendosmëri të qëndrojë pranë vëllezërve palestinezë”,- u shpreh Presidenti Erdoan dhe shtoi: “Është një gjenocid i kryer nga Izraeli dhe unë e mallkoj këtë tragjedi njerëzore, këtë gjenocid, pavarësisht se nga cila anë ka ardhur, Amerika apo Izraeli”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit