1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Presidenti Erdogan drejton sot Këshillin e Ministrave

Më të lexuarat

E gjithë vëmendja e opinionit publik është përqendruar sot tek Pallati Presidencial i Turqisë. Kreu i Shtetit, Recep Tayyip Erdogan, po drejton për herë të parë Këshillin e Ministrave me cilësinë e Presidentit të Republikës.

 

Pikat kryesore të agjendës së kësaj mbledhjeje janë çështje kritike si lufta kundër shtetit paralel, Procesi i Zgjidhjes dhe islamofobia në rritje në Evropë.

Një tjetër kapitull i rëndësishëm është gjithashtu bashkërendimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Presidentit të zgjedhur me votë popullore, Kryeministrisë dhe ministrive.

Zhvillime aktuale në rajon, me në krye Sirinë dhe Irakun; marrëdhëniet Turqi-BE, nismat e fundit dhe investimet e reja në industrinë e mbrojtjes, si dhe projektet në vazhdim të këtij sektori janë në plan të trajtohen gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë në Pallatin Presidencial.

Po ashtu, në fokus është dhe situata aktuale e ekonomisë së vendit./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit