12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Rreth 700 ushtarë rusë futen në lindje të Ukrainës

Më të lexuarat

Autoritetet ukrainase njoftuan sot se dy grupe me ushtarë rusë, rreth 700 të tillë në total, kanë hyrë në territorin ukrainas për të ndihmuar rebelët prorusë në lindje të vendit.

“Sot në mëngjes, dy grupe të forcave të armatosura të Federatës Ruse kaluan kufirin ukrainas”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andri Lisenko.

”Ata iu drejtuan zonave të kontrolluara nga rebelët”, shtoi ai.

”Grupet kishin në përbërje të tyre 300 deri në 350 ushtarë”, tha Lisenko.

Ditët e fundit janë shtuar edhe incidentet e dhunshme mes trupave ukrainase dhe rebelëve që kanë çuar në vdekjen e dhjetëra personave./zhrn/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit