7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Presidenti Erdoğan diskuton incidentet e fundit në Palestinë me homologun e tij izraelit

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Isaac Herzog, kanë diskutuar ngjarjet e fundit në Palestinë të shkaktuar nga grupet radikale izraelite dhe forcat e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga fakti se mbi 400 palestinezë u plagosën dhe 18 persona, përfshirë fëmijë, humbën jetën në ngjarjet që ndodhën në Bregun Perëndimor dhe xhaminë Al-Aksa që nga fillimi i muajit të Ramazanit”, shkroi presidenti Erdoğan në llogarinë e tij në twitter mbi diskutimin e tij me homologun e tij izraelit.

Duke shprehur hidhërim për bastisjet në mëngjes herët në xhaminë Al-Aksa nga grupet fanatike të dielën dhe të hënën, Erdoğan përsëriti thirrjen e tij që “të gjithë të bëjnë përpjekje maksimale për të ruajtur natyrën shpirtërore dhe shenjtërinë e këtij vendi të bekuar”.

“Derisa festa (Fitër Bajrami) duhet të mbahet me humor festiv, këto imazhe që hasen çdo vit për shkak të radikalëve, lëndojnë ndërgjegjen dhe shkaktuan reagime të justifikuara në mbarë botën islame”, tha ai.

Në këtë periudhë të ndjeshme, shtoi ai, “edhe një herë dua të theksoj domosdoshmërinë e moslejimit të provokimeve dhe kërcënimeve ndaj statusit dhe natyrës shpirtërore të xhamisë Al-Aksa”.

Në bisedën me presidentin izraelit, Erdoğan po ashtu diskutoi çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit