12.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Presidenti çek: Serbia, në luftë me muslimanët që nga beteja e Fushës Kosovës

Më të lexuarat

Presidenti i Çekisë, Milosh Zeman beson se ardhja e migrantëve në Evropë është dickka e qllimtë dhe e e organizuar; dhe se për këtë Evropës i kanoset rreziku nga valë të reja refugjatësh nga Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore.

Po përflitet se prej Afrikës për në Evropë tashmë është duke u përgatitur një fluks prej disa miliona emigrantëve, shpreh bindjen ai. “Për shkak se numri më i madh i tyre janë muslimanë, kultura e të cilëve është papajtueshme me standardet evropiane, unë nuk besoj se është i mundur asimilimi i tyre”, ka thënë Zeman për gazetën beogradase “Novosti”. 

“Kur shikoni në historinë e Europës, ishte në fakt një luftë e vazhdueshme me muslimanët. Kjo është pikërisht ajo çfarë Serbia ka përjetuar në lëkurën e saj, ndër të tjera edhe në Fushën e Kosovës”, tha Zeman, duke folur në lidhje me presionin e migrimit në Evropë.

Në konstatimin e gazetarëve se BE-ja vazhdimisht ka ushtruar presion dhe shantazh kundër Serbisë në lidhje me Kosovën dhe në pyetjen se si do të kishte reaguar Republika Çeke sikur të ishte ekspozuar ndaj një shantazhi të tillë, Zeman përgjigjet:  “Me çdo shantazhues duhet ballafaqoheni në start, sepse në qoftë se ju i jepni shans shantazhuesit ai nuk do të zbythet, por do të ketë kërkesa përherë më të mëdha”/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit