Presidenca e Palestinës bëri të ditur se situata në Bregun e pushtuar Perëndimor është e rrezikshme, e ndjeshme dhe e gatshme për të shpërthyer, ndërsa Izraelin e mbajti përgjegjës për paqëndrueshmëri të situatës.
Presidenca e Palestinës bëri të ditur se situata në Bregun e pushtuar Perëndimor është e rrezikshme, e ndjeshme dhe e gatshme për të shpërthyer, ndërsa Izraelin e mbajti përgjegjës për paqëndrueshmëri të situatës.
Zëdhënësi i Presidencës palestineze, Nebil Ebu Rudeyne bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me vrasjen e dy palestinezëve nga zjarri i hapur nga forcat izraelite në Nablus dhe Beytulahim të Bregut Perëndimor.
Ebu Rudeyne bëri të ditur se vrasja pothuajse e përditshme e palestinezëve nga ana e Izraelit përshkallëzon tensionimin dhe tronditë stabilitetin edhe ashtu të brishtë.
Zëdhënësi tërhoqi vëmendjen në politikat provokuese të Izraelit, të cilat përshkallëzojnë tensionimin, ndërsa tha se situata është shumë e ndjeshme, e rrezikshme dhe gati të shpërthejë.
“Forcat okupatore izraelite çdo ditë vrasin popullin palestinez pa kontroll. Prej fillimit të vitit e deri më sot keni dhënë 37 martirë. Gjithashtu edhe kolonët hebrenj kanë kryer krime”, bëri të ditur Ebu Rudeyne.
Duke i bërë thirrje shoqërisë ndërkombëtar të mos mjaftohet vetëm me politikat e dënimit, Ebu Rudeyne kërkoi zbatimin e vendimeve të legjitimitetit ndërkombëtar.
Tensionet kanë arritur kulmin në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor për shkak të ndalimit dhe inspektimeve të gjera që ushtria izraelite ka nisur që nga fillimi i marsit.
/trtshqip/