4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Premtim nga Allahu në Kuran që qëtëson zemrat e besimtarëve çdo herë!

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran:

“Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai, por shumica e tyre nuk e dinë.

Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se t’i je nën mbikëqyrjen Tonë! Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh!” (Surja Tur, 47-48)

Tefsiri:

“Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai, por shumica e tyre nuk e dinë.”

Pasi foli për ndëshkimin që i pret zullumqarët Ditën e Kijametit, Allahu i Lartësuar tregon se ata do të përballen me ndëshkimin qysh në jetën e berzah-ut, në varr, para se të ndodhë Kijameti. Madje kjo thënie përfshin edhe vuajtjet që Zoti u jep në jetën e dynjasë, me katastrofa, luftëra dhe dënime të ndryshme.

Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e dinë, prandaj vazhdojnë rrugën e tyre të humbjes dhe mosbesimit, e cila e ka përfundimin në ndëshkim të rëndë. Kështu, i Lartësuari pasi argumentoi me fakte kotësinë e fjalëve dhe besimeve të mohuesve, urdhëron Profetin e Tij që të mos u kushtojë vëmendje atyre të humburve, por të bëjë durim dhe të presë për gjykimin e Zotit dhe urdhrat e Tij. Ai duhej të përkushtohej në zbatimin e porosive të Zotit, i Cili i premtonte ndihmë dhe sukses, siç thuhet më pas:

“Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë!” – Ti je nën vëzhgimin, përkujdesjen dhe ruajtjen Tonë. Është Allahu i Madhëruar Ai që të mbështet dhe të udhëzon ty në çdo çështje, prandaj bëhu i durueshëm me vendimet e Tij! Gjithashtu, Allahu i Lartësuar e urdhëron të shtojë dhikr-in dhe adhurimet e tjera:

“Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh!” – Ky është urdhër për namaz nate. Pra, kur të ngrihesh për të falur namaz nate, përmende Zotin tënd duke i bërë tesbih. Ose ka kuptimin: Kur ngrihesh për të falur pesë namazet farze. Mbase ky është më i saktë.

/Marr nga Tefsiri i Sa’dit/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit