3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Prej qëllimeve të Larta të Haxhit është edhe “Parimi i Barazisë”

Më të lexuarat

Parimi i barazisë së njerëzve mes njëri-tjetrit duket shumë qartë
gjatë kryerjes së haxhit, ku të gjithë muslimanët anë e mbanë botës, me racë, ngjyrë dhe gjuhë të ndryshme, tubohen në të njëjtin vend, veshin të njëjtat rroba, bëjnë të njëjtat veprime, në të njëjtën kohë.
E gjitha kjo tregon unitetin e tyre në ndjenja, në simbole, unitet në qëllim, në veprime dhe në fjalë.

Këtë parim kaq të lartë e ka shprehur i Dërguari i Allahut
(alejhis salatu ues selam) duke thënë: “S’ka dyshim se ju të gjithë
vini nga një baba, prandaj nuk ka dallim mes arabit dhe joarabit, e as mes të bardhit dhe të ziut, përveç atij që është i devotshëm dhe ka frikë Allahun.” (Transmeton Imam Ahmedi dhe thotë Shejh Shuajb Arnauti se zinxhiri i hadithit është i saktë.) Në këtë mënyrë të gjithë edukohen, edhe pasanikët dhe njerëzit me pozitë, sa do që të shtohet pasuria e tyre, apo të ngrihen në poste të larta, tregon se pasuria dhe posti nuk janë njësia matëse për të qenë më i miri dhe më i nderuari. Devotshmëria dhe frika ndaj Allahut, sinqeriteti në adhurim është peshorja që tregon se kush është më i miri. Shumë nga shokët e Profetit (alejhis salatu ues selam) nuk ishin arab, siç është, Bilali nga Abisinia, Suhejbi romak, apo Selmani persian. Megjithatë ata nuk ecën përpara Ebu Xhehlit, që ishte nga fisi më mirë i arabëve, vetëm se me besimin në Allahun një të vetëm, dhe jo me pasuri dhe pozitë. Për këtë ata fituan edhe shoqërinë e Profetit Muhamed (alejhis salatu ues selam) njeriut më të lartë dhe më të përzgjedhur. Në këtë mënyrë, haxhi është një ftesë për thjeshtësi dhe

modesti, përulje të vetes para Allahut, me qëllim që ta dijë se vërtet kjo botë është e përkohshme dhe e shkurtër.

[Qëllimet edukative të Haxhit”, Muhamed b. AbdulAziz Esh Shemali, fq. 4-5.]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit