1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Prej që i pari i policisë erdh nga LSDM-ja, nuk ka më bastisje në vendbanimet shqiptare

Më të lexuarat

Me aksionet spektakolare disi opinioni u mësua me të njejtat, pasiqë u bënë gati se përditshmeria jonë sidomos në vendbanimet shqiptare. Autoritetet zyrtare këto aksione i arsyetonin me tentimet për mbojtjen e rendit dhe qetësis publike apo për aksionet më të mëdha thonin se edhe janë duke e mbrojtur edhe rendin kushtetues.

Njohësit e mirë të rrethanave të sigurisë, kanë deklaruar se me emërimin e Ministrit të ri të policisë, aksionet policore në vendbanimet shqiptare janë ndalur, nuk ka bastistje nëpër shtëpit shqiptare me arsyetimin se kërkohen persona të dyshuar për vepra penale.

Profesori Universitar Osman Kadriu, konsideron se aksionet policore të cilët ishin skenare të pushtetit dhe në mënyr spektakolare prezantoheshin në media, kanë mbaruar me ardhjen e ministrit të ri të policisë, Oliver Spasovski. Ai është i mendimit se aksione do të ndërmerren vetëm në raste kur kemi shkelje flagrante të ligjeve dhe rrezikohet siguria e shtetit

“Deri më tani janë bërë keçpërdorime të pozicionit dhe kompetencave në kuadër të MPB-së. Sa i përket organizimeve të aksineve spektakolare tani e tutje besoj se Ministri i ri do të kontribojë në respektimin e ligjëshmëris së veprimit të policisë rreth këtyre çështjeve. Mendimi im është se në këtë drejtim duhet të kontribojnë edhe organe tjera siç është prokuroria dhe gjykatat, edhe pse unë personalisht shpreh dyshim se prokuroria publike shtetërore do ta kryej punën konform ligjeve, sepse këtë çështje do ta kryej më me sinqeritet prokuroria speciale.

Besoj se me emërimin e Ministrit të ri opozitar, aksionet do të zhvillohen vetëm atëher kur të jetë ligjërisht e domosdoshme, natyrisht kur është në pytje rrezikimi i sigurisë së shtetit dhe rendit kushtetues”. Ka deklaruar profesori universitar, Osman Kadriu.

Nga ana tjetër ish politikani, Ismet Ramadani, vlerson se aksionet e forcave speciale në vendbanimet shqiptare mbaruan në momentin kur diplomacia amerikane imponoi ndryshime në qeverinë aktuale konform marrëveshjes së Përzhinos.

Të gjitha meritat për qetësinë dhe mosintervenimin e policisë nëpër shtëpit e shqiptarëve të pafajshëm janë në konto të diplomacisë amerikane dhe evropiane. “Mendoj se akcionet spektakolare policore me njësi speciale në numër të madh janë ndërprerë për shkak të ndrrimit të njeriut të parë të ministrisë së punëve të brendëshme. Definitivisht është e qartë se ministri i punëve të brendëshme është ai i cili duhe të jetë i informuar dhe të merr vendimin për të organizuar akcione policore me përmasa edhe më të mëdha apo edhe të shkallës së lartë të rrezikshmërisë.

Mendoj se pikë së pari asnjë të mirë nuk sjellin këto akcione në qoftëse janë të njipasnjishme dhe vetëm nëpër vendbanimet shqiptare. E dyta që mund të shpekulohet mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë marrveshje e dal nga bisedimet politike që janë zhvilluar dhe po zhvillohen mes katër liderëve të partive politike Sepse është e qartë se kemi një bashkpunim mes kryeministrit dhe dy liderët e partive politike shqiptare për të cilin edhe më tutje ekzistojnë hamendje dhe dyshime se ku bazohet dhe në qka bazohet ky bashkpunim apo ky mirkuptim mes tyre edhe atëher kur është bërë e qartë se ky kryeministër është anatemuar edhe nga institucionet relevante perendimore si të SHBA të dhe Bashkimi Europjan se i ka prishur rregulat e Demokracisë në Maqedoni”, ka deklaruar për Zhurnal, Ismet Ramadani duke shtuar se në Maqedoni në kohën kur ministër ishte Gordana Jankullovska bashkë me Kryeministrin Gruevski, pregaditnin skenare në vendbanimet shqiptare duke bër bastisje dhe arrestime spektakolare me qëllim që të mbjellin frik tek popullata shqiptare në Maqedoni.

“Në fund sa do që të shpekulojmë e vërteta është se kontributin për ndërprerjen e akcioneve policore duhet tia përshkruajmë ministrit të ri të punëve të brendëshme të cilat vlersoj se më tepër ishin spektakolare më dhe kishin qëllim që të ndjellin frikë në mesin e popullatës shqiptare”, ka përfunduar Ramadani.

Madje një kohë mbi Kumanovë, Haraçinë dhe Saraj, fluturonin helikopterë të ushtrisë dhe policisë me qëllim për të shkaktuar huti tek popullata shqiptare se gjendja e sigurisë është e rrezikuar dhe mund të shkaktohen tensione.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit