“Mos e prish gëzimin tënd me mërzi. Mos e prish mendjen tënde me pesimizëm. Mos e prish suksesin tënd me mburrje. Mos e prish optimizmin e të tjerëve duke i nënçmuar ata. Mos e prish ditën duke shikuar në të djeshmen. Sikur të shikoje në gjendjen tënde, do ta shohësh se Allahu të ka dhënë shumë gjëra pa i kërkuar fare. Te jesh i sigurt se Allahu nuk ka penguar diçka për ty, vetëm se ajo është në të mirën tënde. Ndoshta je në gjumë, ndërsa dhjetëra lutje trokasin dyert e qiellit për ty, nga i varfri që i ke ndihmuar, nga i pikëlluari që e ke bërë të lumtur , nga kalimtari i rastit që i ke buzëqeshur, nga i brengosuri që brengen ia ke larguar. Në asnjë mënyrë mos e neglizho punën e mirë”!
H. Shaban Murati