1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prej cilësive të muslimanit të mirë është largimi prej dyshimeve

Më të lexuarat

Muslimani i mirë nuk mendon keq për njerëzit e as nuk e lejon imagjinatën e tij t’i kalojë kufijtë, duke paragjykur për akuzime kundër njerëzve të pafajshëm. Ndërkohë jemi të urdhëruar për të kundërtën.

Allahu i Lartësuar thotë:
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِّنَ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ “
“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, sepse disa dyshime janë mëkate” (El-Huxhurat, 12)

Këtu bëhet fjalë për hamendësimet  e pabazuara në fakte, të cilat më shumë të shtynë në fjalë të këqija dhe në vepra të padrejta.

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- gjithashtu tërhoqi vërejtje për spekulimet dhe dyshimet, që nuk kanë asnjë bazë në realitet dhe ka thënë:
“Ruajuni nga dyshimi, sepse dyshimi është gënjeshtra më e madhe.” (Buhariu dhe Muslimi)

Çfarë përfitojmë nga kjo?

I Dërguari i Allahut e konsideroi dyshimin, gënjeshtrën më të madhe.
Muslimani i sinqertë kurrë nuk lejon që nga  goja e tij të dalin fjalë, të cilat bartin erën e gënjeshtrës.
Kur i Dëguari i Allahut ua tërhoqi vërejtjen muslimanëve për dyshimet dhe i quajti ato gënjeshtrat më të mëdha, ai na mësoi që njerëzit t’i vlerësojmë ashtu siç duken dhe t’u shmangemi dyshimeve dhe hamendjeve për ta.
Zbulimi i sekreteve të njerëzve, ekspozimi i çështjeve private të njerëzve ose përgojimi i tyre, nuk është pjesë e sjelljes së muslimanit e as nuk është punë e tij.
Është Allahu i Cili di se çfarë ka në zemrat e njerëzve, mund ta nxjerrë në shesh ose mund t’i marrë në llogari, pasi vetë Ai i di sekretet dhe të fshehtat.
Gjithashtu dyshimi dhe hamendja për vëllain musliman e shkatëron dhe e copëton shoqërinë muslimane, ndërsa muslimani është urdhëruar për të kundërtën.

/Mesofenetende

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit