Sulmi izraelit i mëngjesit, si “lojë luftash” me skenar nga Uashingtoni
Portali pro-iranian në gjuhën angleze The Cradle botoi informacion ekskluziv, duke cituar një zyrtar të lartë të sigurisë së Iranit, të paidentifikuar, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kërkuan autoriteteve iraniane të pranonin një goditje simbolike, domethënë përgjigjen e Izraelit në mënyrë që regjimi sionist të shpëtonte fytyrën.
“Irani mori një kërkesë përmes një ndërmjetësi për të lejuar Izraelin të kryente një sulm simbolik për të shpëtuar fytyrën dhe iu kërkua të mos hakmerrej”, tha një burim që foli në kushte anonimiteti për The Cradle.
Ky portal tregon se bëhet fjalë për një të dërguar të Zvicrës.
Informacioni vjen pasi zyrtarët e mbrojtjes amerikane i thanë mediave perëndimore se ata presin një “përgjigje të kufizuar” nga Izraeli kundër Iranit, i cili thuhet se do të fokusohet në objektiva jashtë territorit iranian.
Para disa ditësh, Irani kreu një sulm me raketa ndaj Izraelit në shenjë hakmarrjeje për sulmin që Izraeli kreu në fund të marsit të këtij viti në konsullatën iraniane në Damask, gjatë të cilit u vranë shtatë komandantë të Gardës Revolucionare iraniane.
Ndërsa mëngjesin e kësaj të premteje, Izraeli kreu një sulm mbi një bazë në Isfahan, por pa pasoja të rënda. E gjitha kjo skenë e tipit “lojë luftash” ngjan pikërisht me teatrit e diktuar nga SHBA. /tesheshi.com/