1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Pranojnë fajësinë dy kosovarë, ish-luftëtarë të “Al-Nusras”

Më të lexuarat

Arben Livoreka dhe Nexhat Behluli, të cilët po akuzohen për pjesëmarrje në luftën e Sirisë përkrah organizatës terroriste “Al-Nusra”, kanë pranuar fajësinë të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
\Ndaj tyre Prokuroria ka ngritur aktakuzë muajin e kaluar. Gjatë seancës fillestare, të dy të akuzuarit kanë thënë se janë të vetëdijshëm për veprimet që i kanë bërë, sado që vullnetarisht ishin larguar nga Siria, duke mos u pajtuar me rrjedhat brenda kësaj organizate.

I akuzuari Livoreka është banor i komunës së Kaçanikut, kurse Behluli banor i komunës së Ferizajt, shkruan sot Koha Ditore.

“E pranoj fajësinë, pa presion, me vullnet dhe në konsultim me avokatin”, ka thënë Livoreka, pas leximit të aktakuzës. Njësoj është deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Behluli.

Të dy avokatët e të akuzuarve kërkuan që gjykata t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese ndaj tyre me rastin e shqiptimit të dënimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit