2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Prani e forcave speciale në periferi të Shkupit

Më të lexuarat

Forca të mëdha të njësiteve policore speciale, me rastin e festave të majit, kanë shtuar masat e sigurisë edhe në rajonet periferike të Shkupit. Siç bën të ditur gazeta “Fokus” në Shkup, prania e forcave speciale është vërejtur në rajonin e Karadakut të Shkupit dhe në fshatrat përreth në periferi, në afërsi të lokalitetit ku ndodhi tre javë me parë vrasja e pesëfishtë.

Gazeta ka spekuluar se javën e kaluar policia kufitare është ndaluar nga persona të uniformuar në rajonin e fshatit Goshincë të Karadakut të Kumanovës, mirëpo nuk janë dhënë hollësi të tjera, transmeton INA.

Mediat serbe dhe ato ruse kanë propaganduar së fundi lidhur me praninë e grupeve të armatosura në rajonin e Karadakut të Shkupit dhe Kumanovës. Ndërsa nga ana tjetër, këto pohime janë hedhur poshtë duke u vlerësuar si spekulime që vijnë nga qarqe që kanë për qëllim rritjen e tensioneve dhe destabilizimin e vendit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit