9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

PPREZENCË NË MANIFESTIMIN E SHPV “SOS VITA” ME RASTIN E 3 DHJETORIT – DITA NDËRKOMBËTARE E PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTË

Më të lexuarat

Të shtunën më 03.12.2022 Reisul Ulema H. Hfz Shaqir ef Fetai bashkë me Muftiun e Shkupit Dr. Qenan ef. Ismailit dhe Shefin e Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseinin, referentin e Muftinisë së Shkupit Z. Fesal Kadriu me ftesë të Shoqatës për persona të veçantë “Sos Vita” morrën pjesë në manifestimin e tri vjetorit të themelimit të kësaj Shoqate dhe 3 Dhjetorin – Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta për t’u solidarizuar me të gjithë këtë kategori të njerëzve. Kryetari i Shoqatës “Sos Vita” përshëndeti të pranishmit për prezencën në veçanti BFI e RMV dhe Muftininë e Shkupit dhe të gjithë kontribuesit që ndihmuan personat me nevoja të veçanta. Njiherit “Sos Vita” për antarët e saj sot ndau edhe pesëmbëdhjetë karroca me rymë për 15 persona nga donatorë të Dijanetit me seli në Hamburg të Gjermanisë.

Solemnitetitn e përshëndeti Reisul Ulemaja, Muftiu i Shkupit, Ministri Bekim Sali, Zv. Drejrori i Drejtorisë të ardhurave publike Z. Abdulselam Selami, Kryetari i Komunës së Tearcës Z. Nuhi Neziri, Mushaviri Z. Mustafa Mesten, dhe Drejtori i Halk Bank në Maqedoni Z. Bilall Suxhubashë, etj.
Vërtetë pam gëzimin e madhë tek personat me nevoja të veçanta, familjet e tyre dhe mbollën emocionet tek të gjithë të pranishmit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit