1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Pozhari: Artan Grubi është personi që dorëzoi “grupin e Kumanovës”

Më të lexuarat

Analisti nga Prishtina Xhevdet Pozhari ka zbardhur sot detaje të reja për rastin e Kumanovës. Përmes profilit të tij në Facebook, Pozhari ka akuzuar shefin e kabitetit të Ali Ahmetit, Artan Grubin se i ka dorëzuar në polici pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

“Dhe për ata që nuk e dinë, Artan Grubi nuk është vetëm mik i afërt me një gazetare islamofobe në Kosovë, por edhe personi dorëzan i angazhuar nga Ali Ahmeti për dorëzimin e “grupit të Kumanovës” gjatë qeverisjes së BDI – së me VMRO – DPMNE ku pos degradimit të çdo të drejte të shqiptarëve në Maqedoni, u vranë edhe Harun Aliu dhe shumë luftëtarë të tjerë, u përgjaken shumë fëmijë shqiptarë dhe u vizatoheshin kryqe me thikë nëpër trupa nga huliganë maqedonas që i lironte policia, ndërsa Musa Xhaferri i quante: incidente të izoluara dhe reagime të tepruara mediatike!”, ka shkruar Pozhari në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit