0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Poshtërsia që “Charlie Hebdo” quan “satirë”

Më të lexuarat

Në muajin shtator 2015, deti nxori në brigjet turke trupin e pajetë të një foshnje. Ai ishte trupi i pajetë i Aylan Kurdit.

Babai i 3-vjeçarit Alan, në përpjekje për t’u arratisur nga terrori shtetëror në Siri dhe për të mbërritur në Evropë për të jetuar si njeri, nuk arriti dot të shpëtonte nga dallgët e detit atë, gjysmën tjetër të tij, duke humbur kështu plotësisht “shpresën për një të ardhme të mirë”.

Trupi i pajetë i 3-vjeçarit Aylan Kurdi në brigjet turke të BodrumitKjo fotografi dhe drama e paraqitur në të kishte tronditur çdo njeri, që brenda vetes ka sadopak moral, mëshirë dhe dashuri. Teksa shikonin këtë fotografi, në botë nuk mbeti prind e fëmijë pa u përlotur.

Për më tepër, nëse dhe vetë ishte një viktimë terrori, ai njeri duhet të revoltohej me gjithë zemër, shpirt e mendje përballë kësaj drame.

Mirëpo nuk ndodhi ashtu!

Ka ende nga ata, që u është shuar arsyeja, që s’arrijnë të kuptojnë se të marrësh në shenjë islamin dhe myslimanët nuk bën gjë tjetër veçse u shërben synimeve të kobshme të terroristëve.

E kemi fjalën për revistën satirike franceze “Charlie Hebdo”.

Kjo revistë, e cila vitin e kaluar humbi 7 punonjës të saj në një sulm terrorist për shkak të publikimeve të tilla provokuese, vazhdon të botojë vizatime të ngjashme.

Së fundmi, revista satirike, e cila po orvatet të rrisë tirazhin në kurriz të dramës së Alanit të mitur, në karikaturën me titull “Emigrantët” ka vizatuar trupin e pajetë të 3-vjeçarit Alan në breg të detit dhe pranë saj ka shtruar pyetjen:

“Çfarë do të behej Alani kur të rritej?”

Nën këtë pyetje, “Charlie Hebdo” paraqet dy burra me fytyrë derri dhe me krahë hapur, të cilët ndjekin dy gra, që arratisen duke vrapuar. Kurse poshtë kësaj karikature thuhet se “mund të bëhej ngacmues seksual në Gjermani”, duke iu referuar pretendimeve për ngacmime seksuale gjatë natës së ndërrimit të viteve, në Gjermani.

Thënë ndryshe, karikaturisti arrin të gjejë guximin për të bërë një aluzion kaq të ulët, saqë duket sikur thotë “më mirë që vdiq”.

Megjithatë, ne nuk flasim kështu për 7 punonjësit e revistës “Charlie Hebdo”, të cilët u vranë vitin e kaluar. E kemi të pamundur!

Besimi ynë dhe traditat tona na pengojnë që të mendojmë dhe të shprehemi në këtë mënyrë.

E vetmja gjë që mund të themi në këtë rast është vetëm një uratë:

“Allahu iu faltë mëkatet!”

Amin!

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti – Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme

TRT, Ankara

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit