1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Poshtërimi i shqiptarit dhe përdhosja e shqiptarizmit!

Më të lexuarat

Arian Xhezairi

 

Të dashtun miq, po t’më thoshte ndokush para ca vitesh s’e përvuajtjet qindravjeçare të nji populli të tanë për liri, përndjekjet, vrasjet, masakrimet, përdhunimet e gjithë çnjerëzimet që i kanë ngja, dhe në fund luftës për liri, do t’kthehej në rrethanë me evente sa për t’na bërë t’i futemi një dite t’rëndomtë (në vendin e lirë) skajshmërisht të indinjuar nga ndodhi që do ta godasin më vonë, pas çlirimit.
Megjithë dëshirën për t’ia imponuar vetëvetes një rregull që provon në vazhdimsi të promovoj energji pozitive, të frymojë shpresë, të jep ymyt për shanse, për ditë më t’mira, duke besuar fuqishëm se vendi do bëhet më mirë, gjendja sociale do t’përmirësohet, madje edhe populli do arsimohet, do vetëdijësohet e do lulëzojë në arena të ndryshme lokale e globale, përkundër të gjitha këtyre, asht e pashmangshme që shpirtërat e errësuar gjejnë mënyra, rrugë, e bile edhe mbështetje mbarë-institucionale për t’dalë n’pah e për t’u shfaqur hapur e sheshit.
Nji vlerë tejet e randësishme e jashtëzakonisht e vlefshme e këtij populli, e ruajtun me rigorozitet napër vite, e mbrojtun me gjak e me sakrificë përballë kujtdo dhe çkadoje ka qenë, asht dhe shpresoj tek i Lartëmadhënishmi që do të mbetet (në këtë popull) vlera e moralit, namuzi, dinjiteti, shenjtëria e femrës, nanës, gruas dhe bijës së shqiptarit. Nji anë e cila jorrallë cenohet e preket në rrethana konflikti a lufteje.
Por s’do t’mund të imagjinohej më parë nga asnjë rob se pas gjithë këtyre përjetimeve e përvuajtjeve të po këtij populli, dhe vetëm deri në ditën e premte javën që shkoi, do t’mërrinim në pikën e vlimit sa që të atillët që konsiderohen bijë të këtij populli, në saje të një mburoje të ashtuquajtur “art” por realisht asgjë më shumë se një zhveshje tipike nga secila vlerë shoqërore, ajo kombëtare, por më keq totalisht zhveshje deri në çnjerëzim, do t’dilnin dhe do t’përdhosnin me të dy këmbët e tyre çdo gjë që asht çmuar e konservuar për qindra e mijëra vitesh nga burra e gra shqiptarë përplot dinjitet.
Të premten që shkoi, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në pasurinë publike të financuar e të mbajtur gjallë nga taksapaguesit në shumicë besimtarë, pjesë integrale e kulturës vendore e shpërfaqjes kombëtare, hidhet para syve të një audience mizerie shfaqja e titulluar “Bordel Ballkan” nga nji autor obskurant Jeton Neziraj, asht nji antivlerë e paimagjinueshme, pakrahasueshmënisht denigruese, nëpërkëmbëse e përdhosëse, çrrënjosëse deri në poshtërim të çdo elementi, nuance, vlere e dinjiteti jo vetëm kombëtar a fetar, por edhe atij njerëzor në përgjithësi.
Përdhosja direkte dhe indirekte e vlerave të luftës dhe luftëtarëve të UÇK-së, për më tepër e për më keq familjeve të tyre fisnike, asht njëra anë e tentimfëlliqjes që Jetoni me nji varg banditësh tjerë të vlerave shoqërore bashkarisht ia bënë. Por në anën tjetër, zhveshja dhe veprimet erotike, promovimi i pederllëkut hapur në objektin tonë të kulturës, si dhe nëpërkëmbja e vlerave të ruajtura përgjatë viteve me shumë hjekje e mund, e bën këtë ndodhi një skandal dhe jo vetëm aq të nivelit jo vetëm kombëtaro-kosovar por mbarëshqiptarë papërjashtim. Për respekt të moshave të reja që i kam në listën e miqve dhe meqenëse shkrimet i kam publike, po zgjedh të mos vendosi asnjë referencë vizuale, shkëputje nga katrahura që dhunshëm i është veshur etiketa “art”.
Për një moment mund t’i thoja vetes (për ta qetësuar sado pak) se mospajtueshmënia dhe papranueshmënia ime e këtij fenomeni ndjellakeqës, degjenerues deri në pafundësi, e edhe poshtërues me ekskluzivitet, mund ta kem nga mosnjohja e fushës së artit, por me guximin më të madh të njohjes së fushës së filmit e aktrimit duke qenë vet protagonistë mbi dhjetra herë, me mijëra filma e qindra dokumentare të shikuar, dhe lexime të shumta mbi fushën në fjalë, jam i bindur aq sa për ta sfiduar çdonjërin bandit vulgar pjesmarrës në këtë faqezillëk, që për herë të parë në evropë fillet i pati lëshuar në fund të viteve 1880 e këndej.
Indinjuese edhe më tej rastin mbi shfaqjen degjeneruese e bën fakti i përkrahjes së gjërë që iu është dhënë nga institucionet e vendit (përkundër reagimit të Organizatave të Veteranëve të Luftës), kur në fakt, gardianët e popullit, zhvilluesit* e shtetit, dhe përparimtarët që do të duhej t’i prezervonin elementet identifikuese e dinjitoze të popullit të cilin e udhëheqin, vlerave të bartuna e të përcjelluna gjeneratë pas gjenerate, me rregull, do të duhej të ishin të parët për të ngritur zërin, apo për të mos u lejuar mbajtjen e këtij pisllëku shoqnorë në lokalet e nje institucioni publik të mbajtur nga paratë e po vetë popullit.
Ndjehem i fyer, i poshtëruar si qënie njerëzorë në radhë të parë dhe si shqipëtar në radhë të dytë, për këtë ngjarje makabre që i ngjau vendit dhe popullit tim në kohën time.

Por më shumë ndjej neveri në veçanti për pafuqinë për t’kundërshtuar më fuqishëm se kaq!
E fundit krejt, e përmbyll me këtë thënje madhështore nga Oriana Fallaci, me shpresë se të brengosurit e tjerë si unë, do t’kenë guxim, të mbledhin energji e t’kenë gatishmëni për t’mos heshtur, për t’mos u shukatur e për t’mos u nënshtruar e as dorëzuar përballe pisllëkut faqezinjë, ogurzi e t’neveritshëm.
The moment you give up your principles, and your values, you are dead, your culture is dead, your civilization is dead. Period.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit