4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Poshtërim për Vulin në Rusi?

Më të lexuarat

Duket se Moska tregoi se nuk ia fal Vuçiçit refuzimin e ftesës për të qenë në samitin e BRICS

Pas çështjes nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të shkonte në samitin e BRICS dhe përgjigjes përfundimtare negative, ishte zëvëndësi i tij, zv/kryeministri Aleksandar Vulin që mbërriti në Kazan, Rusi.

Ai u prit nga Kryetari i Këshillit Shtetëror të Tatarstanit, Farid Muhametshin. Dhe kjo është gjithçka për të ditur se si Vladimir Putin vendosi t’i përgjigjet “luajtjes” së Vuçiçit me ftesën e tij, shkruan media serbe Nova.rs.

https://twitter.com/vladi_the_gr8/status/1848740109182439846

Vuçiç fillimisht e ka refuzuar ftesën duke përmendur si arsye “turmën në zonën e penalltisë”, pra detyrime të shumta.

Pas kësaj ai filloi të ndryshojë mendje dhe më 21 tetor do të jepte një përgjigje përfundimtare.

“Isha shumë i sinqertë me presidentin Putin dhe i thashë: I nderuar zoti President, edhe pa këto vizita do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për mua, gjërat për të cilat ju i dini shumë mirë. Besoj se Serbia është i vetmi vend në Evropë, në gërmë dhe numër, që nuk ka aderuar në një deklaratë të vetme, dhe vetëm këtë vit ishin 44 të tilla, kundër Federatës Ruse”, tha Vuçiç dhe shtoi:

“I thashë se do të dërgojmë një delegacion. Do të shkojnë zv/kryeministri Aleksandar Vulin, ministri Gashiç, ministri Mesaroviç dhe ministri Popoviç. Ata do të përfaqësojnë vendin tonë në samitin e BRICS-it”.

Por fakti që Vulin u prit nga një zyrtar i zakonshëm i Tatarstanit, tregon se sa mirëkuptues ishte Putini. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit