1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Portalet islamofobe spekullojnë me “njeriun në çatinë e Notre Dame”. Por shihni çfarë realisht është kjo siluetë

Më të lexuarat

Prokuroria e Parisit ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e zjarrit, që shkrumboi Katedralen e famshme të Parisit.

Mejithëse zjarri në katedralen Notre-Dame de Paris dyshohet të ketë qenë aksidental, teori konsirative janë duke u përhapur si përherë në rrjetet sociale.

Disa prej tyre kanë publikuar një foto, marrë në fillim të zjarrit, e cila tregon një siluetë në çatinë e ndërtesës.

Sipas portaleve të ekstremit populist të djathtë, spekulluese dhe islamofobe, bëhet fjalë për një terrorist i cili ka bërtitur “Allahu Ekber”.

Por autoritetet franceze kanë sqaruar se silueta është thjesht një nga statujat e shumta të katedrales.

Katedralja 850 vjeçare ishte në rinovim dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e ndonjë pakujdesie nga punonjësit./dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit