1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Portali “Fakte” ishte e para e cila tha se Arditi nuk e kishte therrur Leartin

Më të lexuarat

Ardit Ame nuk është vrasësi i 19-vjeçarit Leart Ademi javë më parë në afërsi të restorantit Biznes në Çair të Shkupit, raporton gazeta KOHA,
FAKTE.Net ditë më parë kishte raportuar se në opinion kishte spekulime për vrasësin e vërtetë të Leartit edhepse policia vërtetonte se kishtë arrestuar vrasësin e vërtetë.

2016-01-11 11.53.31Edhe udhëheqësi i gruit të tifozëve “Shvercerët” Omer Bunjaku kishte postuar në profilin e tij se Arditi është “i pastër si loti”, dhe se së shpejti do të del e vërteta në shesh.

Pak para çasteve, në policinë e Shkupit janë dorëzuar dy të rinj shqiptarë nga Shkupi, N.D. dhe E.S., të cilët siç raporton KOHA, e kanë pranuar sulmin vdekjeprurës ndaj Leartit, si dhe plagosjen e shokut të tij, Edis Fakiq. Në polici informojnë se “mosmarrëveshja” gjatë hetimeve ka ndodhur pasi njëri nga të dorëzuarit e sotëm, ka ngjashmëri të madhe fizike me Ardit Amen, i arrestuar një ditë pas vrasjes së Leartit. Gjatë marrjes në pyetje të Arditit tashmë të pafajshëm, i njëjti disa herë ka mohuar vrasjen e Leartit, megjithëse dëshmitari i rastit, Edis Fakiq, kanë thënë zyrtarë të policisë, për shkak të ngjashmërisë, e kishte ngatërruar Arditin me vrasësin e vërtetë.

Ndryshe, Leart Ademi iu nënshtrua plagëve të marra nga një thikë, të shtunën e kaluar, kur dy persona, për arsye banale, e kishin goditur tre herë – dy në gjoks dhe një në stomak./FAKTE.Net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit